Tregtare

Studio ligjore RES JUDICATA, ofron konsulencë dhe asistencë juridike për shoqëritë tregtare, në formën ligjore të ushtrimit të veprimtarisë tregtare, në hartimin e dokumentacionit të nevojshëm që ka të bëjë me:

  • Themelimin e shoqërive tregtare, përgatitjen e akteve të themelimit, regjistrimin pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe pranë organeve të tjera të administratës shtetërore.
  • Hartim statutesh dhe akte themelimi për shoqeritë tregtare.
  • Administrimin e shoqërive tregtare, ndryshimet statutore, marrëdhëniet midis ortakëve, shitblerje të aksioneve dhe kuotave të shoqërisë, për mënyrën dhe formën ligjore të rritjes apo zvogëlimit të kapitalit themeltar të shoqërive tregtare, etj.
  • Ndryshimin e formës ligjore të shoqërive nëpërmjet; bashkimit, shëndrrimit dhe likujdimit.
  • Marrëdhëniet e shoqërisë tregtare me palët e treta.
  • Përfaqësim në gjyq të shoqërive tregtare për çështje civile dhe administrative, si dhe përpara të gjitha organeve administrative apo institucioneve të ndryshme.